Ndërlidhjet

MISIONI NË MAQEDONI ËSHTË EVROPIAN, POR ROLI I SHBA-ve ËSHTË ESENCIAL


"The Wall Streat Journal"

Ndarja e roleve të fuqive të mëdha në rastin e Maqedonisë është e rëndësishme për të kuptuar nëse Unioni Evropian, një dekadë pas fillimit të shpërbërjes së Jugosllavisë, mund të kryesoj një mision që me sukses do të zgjidhte problemet e Ballkanit.
Unioni Evropian pohon se është i aftë për të përballuar luftën e nivelit të ulët dhe të limituar në Maqedoni.
I qortuar pas dështimeve në Kroaci dhe Bosnjë, Unioni Evropian ka insistuar që në rastin e Maqedonisë të zbatoj shatël diplomacinë duke premtuar ndihmë ekonomike dhe duke nxitur tek të dy palët e konfrontuara kompromiset.
Sidoqoftë, Maqedonia ka dëshmuar se Unionit Evropian gjithnjë i duhet mbështetja e Shteteve të Bashkuara si brenda NATO-s ashtu edhe në teren.
Unioni Evropian nuk do të ketë potencial të vetin ushtarak, së paku jo brenda dy vitesh, kur shpreson të jetësoi forcën për reagim të shpjet.
“Është rasti i parë në një tragjedi ballkanike që Evropa është e gatshme të zgjidh një krizë kaq të madhe”, citohet të ketë thënë emisari francez Fransoa Leotar.
Por, zoti Leotar dhe zyrtarët tjerë evropian janë duke bashkëpunuar ngusht me amerikanët në planin e këmbimit të informatave, të nismave dhe të negociatave me fraksionet etnike në Maqeoni.
Në vazhdim kjo e përditshme amerikane citon njërin nga komandantët e UÇK-së, Izair Samiun, të ketë thënë se vetëm NATO dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të bindin njerëzit e tij që të ulin armët.
“Ne nuk i besojm Evropës: ata i kanë ditur problemet tona për vite me rradhë por nuk kanë bërë asgjë”, citohet të ketë thënë njëri nga komandantët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Izair Samiu.
Ndërkaq, Sam Venkin, ish - këshilltar në qeverinë e Maqedonisë ka thënë se pa amerikanët në teren asgjë nuk mund të bëhet.
Përvoja e kaluar në Ballkan bën të dyshosh në lidershipin evropian.
Gjatë viteve të 90 – ta vendet e Unionit Evropian në raport me ish – Jugosllavinë nuk arritën të formësojn qasje unike dhe kjo kishte rezultuar me efekte shkatërruese.
XS
SM
MD
LG