Ndërlidhjet

Moskë



Ndërmjetësuesit përëndimor në ish republikën jugosllave të Maqedonisë, James Pardew dhe Francois Leotard kanë thënë se Rusia mbështet vazhdimin e pranisë ndërkombëtare në Maqedoni, pas përfundimit të misionit të tashëm të Nato-s. Por, ata kanë bërë të ditur se ende nuk është arritur pajtueshmëri se çfarë force, eventualisht, do ta zëvëndësonte këtë mision.

Pas bisedimeve me ministrin e punëve të jashtme të Rusisë, Igor Ivanov, ndërmjetësuesi nga Shtetet e Bashkuara, James Pardew ka thënë se “rusët pajtohen për nevojën e vazhdimit të pranisë ndërkombëtare” duke shtuar se “shpresojmë se Moska do të marrë pjesë në një mision monitorues civil”.

Moska kishte kundërshtuar misionin e tashëm të Nato-s në Maqedoni për mbledhjen e armëve. Presidenti Putin këtë mision e quajti “pseudo operacion”.
XS
SM
MD
LG