Ndërlidhjet

Prishtinë


Komandanti i Trupave Mbrojtëse të Kosovës, Agim Çeku, në një bisedë me gazetarë beogradas, tha se “dëshirë imja dhe e të gjithë shqiptarëve është që Kosova të bëhet e pavarur dhe nuk shoh se ekziston ndonjë zgjidhje tjetër”.

I pyetur se a do të ketë Kosova ushtri të veten, ai ka thënë se “kjo nuk varet na unë por nga institucionet dhe nga Bashkësia Ndërkombëtare”.

I pyetur se çka do të ndodhë nëse Serbët nuk pranojnë pavarësinë e Kosovës ai këtë e ka cilësuar shkurt si “problem të tyre”.

Komandanti i Trupave Mbrojtëse të Kosovës, Agim Çeku ka hedhur poshtë pohimet se pjesëtarët e TMK-së kanë marrë pjesë në konfliktin në Maqedoni.
XS
SM
MD
LG