Ndërlidhjet

logo-print

Tiranë


Presidenti i Shqipërisë, Rexhep Meidani dekretoi përbërjen e qeverisë së re të kryeministrit Ilir Meta.

Miratimi në Kuvendin e Shqipërisë, që pritet të bëhet të Hënën, shihet si një formalitet meqë Partia Socialiste e Ilir Metës, mbanë shumicën e vendeve në Parlament.

Në kabinetin 22 anëtarësh të Ilir Metës, ministre e punëve të jashtme, do të jetë Arta Dade e Partisë Socialiste. Agjencitë thonë se, për të parën herë në historinë e këtij shteti ballkanik, këtë funksion do ta ushtroj një politikane femër.

Ministër i rendit do të jetë Ilir Gjoni ndërsa ministër i mbrojtjes, Pandeli Majko.
XS
SM
MD
LG