Ndërlidhjet

Durban, Afrika e Jugut


Bashkimi Evropian është pajtuar për terminologjinë që do të përdoret për të kërkuar falje për skllavëri dhe kolonializëm, në dokumentin përfundimtar të Konferencës Botërore kundër racizmit. Në këtë mënyrë u eliminua një çështje tejet kontestuese, e cila rrezikonte punën e Konferencës, ka thënë një zëdhënës i BE-së.

Bashkimi Evropian ishte kundër disa propozimeve lidhur me këtë çështje, për shkak të mundësive eventuale për hapjen e proceseve gjyqësore.

Shtetet afrikane kishin bërë presion që skllavëria dhe kolonializmi të cilësoheshin si “krime kundër njerëzimit” dhe që shtetet përëndimore të paguanin dëmshpërblime. Bashkimi Evropian ka hedhur poshtë të dy kërkesat.
XS
SM
MD
LG