Ndërlidhjet

GENVAL


Gjendja në Maqedoni dhe gjetja e rrugëve për shmangien e turbullirave në vend pas përfundimit të operacionit “Korrja” është marrë në shqyrtim nga ministrat e jashtëm të Bashkimit Europian, në takimin e sotëm në qytetin belg, Genval. “Ne duhet të mbushim vakumin e sigurisë që mund të krijohet pas mandatit të NATO-s” – ka thënë shefi për siguri dhe politikë të jashtme i këtij organizmi, Javier Solana. I dërguari i Bashkimit Evropian, Francois Leotard ka hedhur idenë e dërgimit të një force të BE-së, ndërsa ky opsion është artikuluar edhe nga ministri i jashtëm i Spanjës, Josep Pique. “Ka shumë mundësi që të kemi trupat tona në Maqedoni, për dy apo tre muajt e ardhshëm…pasi stabilizimi i gjithë rajonit mbetet çështje mjaft e rëndësishme për Europën” – ka thënë misnitri i jashtëm spanjoll. Sidoqoftë një diskutim më i gjerë mbi Maqedoninë, është shtyrë për nesër, në pritje të kthimit të ministrit të jashtëm të Belgjikës dhe kryesuesit të rradhës të Bashkimit Europian, Louis Michel, nga konferenca e Durbanit.
XS
SM
MD
LG