Ndërlidhjet

BERLIN


Ministri i jashtëm i Gjermanisë citohet nga e përditshmja amerikane Nju Jork Tajms, të ketë thënë se një forcë e NATO-s duhet të vazhdojë të qëndrojë në Maqedoni edhe pas përfundimit të mandatit të Aleancës Veri-Atlantike, për grumbullimin e armëve në këtë vend. “Ne duhet të mbështesim fuqimisht një mandat shtesë të dhënë nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara dhe të ekzekutuar nga NATO-ja dhe të tjerë”- ka deklaruar Joschka Fischer. Ministri i jashtëm gjerman ka thënë se programi për grumbullimin e armëve po ecën mirë por se është e rëndësishme që konflikti në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë të mos shpërthejë sërish pas largimit të NATO-s.
XS
SM
MD
LG