Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Agjensia Qendrore e Zbulimit Amerikan, CIA, ka sinjalizuar Kongresin e Shteteve të Bashkuara për sasinë e lartë të armatimeve të shkatërrimit në masë dhe atyre raketore që disponon Irani. “Ky vend ka tashmë një nga programet më aktive në botë të këtij lloji” – konkludohet në raportin shpërndarë Kongresit, procedurë kjo që kryhet çdo gjashtë muaj. Nga të dhënat e CIA-s del se Irani është ndihmuar në forma të ndryshme nga Kina, Korea e Veriut dhe disa shtete të Evropës Perëndimore, ndërsa vetëm Rusia ka asistuar në ndërtimin e reaktorit bërthamor prej 1 mijë megavatësh në Bushehri.
XS
SM
MD
LG