Ndërlidhjet

SUZHOU


Ministrat e financave të 21 anëtareve të forumit për Bashkëpunim Ekonomik të vendeve të Azisë që lagen nga Oqeani Paqësor, kanë nisur sot një samit dy ditor në Kinë. Takimi është fokusuar në të tatëpjetën e ekonomisë globale dhe rrugët e daljes prej saj. Përfaqësuesi kinez tha se vendi i tij është i aftë të ruajë momentin e zhvillimit, pavarësisht nga klima jo-favorizuese globale. Vendet e APEK-ut do të tubohen sërish në Shangai muajin e ardhshëm dhe gjatë atij samiti janë planifikuar bisedime mes presidentit të Shteteve të Bashkuara George Bush dhe gjegjësit të tij kinez, Jiang Zemin.
XS
SM
MD
LG