Ndërlidhjet

GENVAL


Ministrat e jashtëm të Bashkimit Europian kanë shqyrtuar sot gjendjen në Maqedoni dhe mundësinë e zgjatjes së pranisë ndërkombëtare atje, me qëllim që të shmangen turbullirat pas përfundimit të operacionit “Korrja” . “Thjesht nuk mundemi t’a lejojmë Maqedoninë të vazhdojë rrugën e vetme” – ka thënë ministri i jashtëm francez Yber Vedrin, ndërsa shefi për siguri dhe politikë të jashtme i Bashkimit Europian, Havier Solana, ka thënë se “duhet mbushur vakumi i sigurisë që mund të krijohet pas mandatit të NATO-s”. I dërguari i Bashkimit Evropian, Francois Leotard ka hedhur idenë e dërgimit të një force të BE-së prej 1500 trupash, ndërsa ky opsion është artikuluar edhe nga ministri i jashtëm i Spanjës, Josep Pique. Pique ka sinjalizuar se vendi i tij është i gatshëm të zgjasë praninë në Maqedoni. Sidoqoftë një diskutim më i gjerë mbi Maqedoninë, është shtyrë për nesër.
XS
SM
MD
LG