Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Kryeministri i Serbisë Zoran Gjingjiç i ka dërguar një ftesë zyrtare kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, për të mbajtur një takim pune në Beograd. Zoti Gjingjiç fton zotin Thaçi që në këtë takim të bisedojnë mbi çështjen e personave të zhdukur nga Kosova por edhe cështje të tjera, që siç thuhet, do duhej t’i propozonte vetë zoti Thaçi. Partia Demokratike e Kosovës e ka konfirmuar ftesën e kryeministrit Gjingjiç, por një prononcim më i hollësishëm rreth kësaj çështje pritet nesër.
XS
SM
MD
LG