Ndërlidhjet

Zhanvall, Belgjikë


Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian në tërësi janë pajtuar me planin gjerman për dërgimin e një forcë tjetër shumëkombëshe ushtarake, më të vogël, në Maqedoni. Kjo forcë do të udhëhiqej nga Nato-ja por në të do të përfshiheshin edhe shtetet që nuk janë anëtare të aleancës veriatlantike.

Misioni aktual i Natos në Maqedoni, me 4500 ushtarë, për mbledhjen e armëve të dorëzuara vullnetarisht nga pjesëtarët e gueriljes shqiptare, përfundon më 26 të këtij muaji dhe alenca kishte kumtuar se ky mision as nuk do të zgjatet e as nuk do të zgjërohet.
XS
SM
MD
LG