Ndërlidhjet

Pragë


Agjencitë transmetojnë lajme që kanë të bëjnë me çështjen se si të veprohet pas përfundimit të misionit të tashëm të Natos në Maqedoni.

Agjencia Reuters nga Shkupi informon se “ekziston një konsenzus ndërkombëtar për ndërmarrjen e një veprimi të ri në aspektin e sigurisë për të evituar kthimin e dhunës pas përfundimit të misionit për mbledhjen e armëve nga pjesëtarët e gueriljes shqiptare”.

Por, çështje për të cilën debatohet është “përmasa dhe forma e angazhimit të ndonjë force eventuale; të Nato-s, të Bashkimit Evropian apo të Kombeve të Bashkuara”, shkruan agjencia Reuters.

Agjencia Associated Press nga Zhanvalli i Belgjikës shkruan se “Britania e Madhe nuk preferon idenë e kërkimit të mandatit nga Kombet e Bashkuara”.
XS
SM
MD
LG