Ndërlidhjet

logo-print

SHKUP


Operacioni “Korrje të domosdoshme” ka vazhduar sot me mbledhjen e armëve në fshatin Brodec të Tetovës, ndërsa zyrtarë të NATO-s në Maqedoni e kanë vlerësuar të sukseshëm misionin e Aleancës deri në këtë moment. Zëdhënësi Barry Johnson u tha reporterëve në Skup se forcat e NATO-s kanë përshkuar gjysmën e rrugës në procesin e grumbullimit të armëve. “Kemi besim se kjo fazë do të ketë sukses dhe se do të arrijmë objektivat tona që e ashtuquajtura UÇK të dorëzojë armët, për çka edhe kemi rënë dakort” – deklaroi zëdhënësi i NATO-s Barry Johnson. Komentet vijnë një ditë pasi ministrat e jashtëm europianë ranë dakort në Genval të Belgjikës, që një forcë shumëkombëshe, e cila mund të udhëhiqet nga 19 vendet anëtare të aleancës e ku do të marrin pjesë trupa ruse, ukrainase e të tjerë, të qëndrojë në Maqedoni edhe pas largimit të misionit aktual të NATO-s.
XS
SM
MD
LG