Ndërlidhjet

PARIS / MOSKË


Franca dhe Rusia kanë pajtueshmëri të plotë mbi nevojën e një pranie ndërkombëtare në Maqedoni, kur trupat e NATO-s të përfundojnë misionin në këtë vend ballkanik - njoftojnë zyrat për shtyp të presidentëve Jacques Chirac dhe Vladimir Putin, pas një bisede telefonike që dy burrë-shtetasit zhvilluan gjatë ditës. Zëdhënësja e presidentit francez tha se Jacques Chirac beson që ushtarët e huaj do të jenë të nevojshëm në Maqedoni për të mbrojtur vëzhguesit ndërkombëtarë dhe për të mbikqyrë procesin e paqes, kur trupat e NATO-s të largohen. Zyra për informim e Kremlinit njofton përmes një kumtese se të dy presidentët kanë rënë dakort të vazhdojnë bashkëpunimin e ngushtë rreth Maqedonisë, me qëllim të, siç thuhet, “ruajtjes së stabilitetit, integritetit territorial dhe paprekshmërisë së kufijve të saj”.
XS
SM
MD
LG