Ndërlidhjet

ATHINË


Kryeministrat e Francës dhe Greqisë kanë artikuluar domosdoshmërinë e vazhdimësisë së pranisë ushtarake ndërkombëtare në ish-republikën jugosllave të Maqedonisë, pasi NATO-ja të përfundojë operacion “Korrja” për grumbullimin vullnetar të armëve. Lionel Jospin dhe Costas Simitis kanë diskutuar gjithashtu mbi një seri çështjesh politike dhe ekonomike, që prej marrëdhënieve dy-palëshe dhe situatës në Lindjen e Mesme deri tek strategjia për koordinimin e politikës ekonomike europiane që do të pasonte hyrjen në qarkullim të euros prej datës një janar të vitit të ardhshëm.
XS
SM
MD
LG