Ndërlidhjet

NUK KEMI KONSTATUAR NËSE KA PASUR OSE JO GJENOCID NË KOSOVË


Michael HARTMAN, prokuror publik ndërkombëtar në Kosovë

REL
Gjykata Supreme e Kosovës, para disa ditësh, gjatë rishqyrtimit të rastit të zotit Miroslav Vuckoviq, i cili në janar të këtij viti është shpallur fajtor për akte gjenocidale, ka vlerësuar se në Kosovë më 1999 nuk ka pasur gjenocid. A mendoni ju se vërtetë regjimi i Slobodan Milosheviqit nuk ka bërë gjenocid?

HARTMAN
Unë mendoj se ju e keni keqkuptuar vendimin dhe cfarë është thënë aty. Unë kam qenë prokurori publik ndërkombëtar, i cili ka raportuar rreth këtij rasti dhe në këtë raport me mendime ligjore, që përmban 40 faqe, kam rekomanduar që dënimi për gjenocid duhet të abrogohet. Ky ishte rekomandimi im dhënë Gjykatës Supreme. Kjo për faktin se shqyrtimi i këtij rasti para Gjykatës Supreme do të mbahej me dëshmi se cfarë ka ndodhur në prill të vitit 1999 në tri fshatra të vogla, të banuara me shumicë shqiptare. Ky pra është rasti me të cilin është marrë Gjykata Supreme, ajo nuk i ka analizuar veprimet e Milosheviqit dhe të regjimit të tij në Prishtinë, Mitrovicë, Prizren apo kudo tjetër, përvec në tri fshatrat që përmenden në rastin e Vuckoviqit. Nëse e lexoni procesverbalin, mund të shihni se unë nuk pajtohem me interpretimin tuaj, ndonëse shihet se ju e keni lexuar atë, sepse Gjykata Supreme ka shqyrtuar vetëm dëshmitë për atë se cfarë ka ndodhur në tri fshtrat e përmendura në këtë rast. Prandaj, Gjykata Supreme nuk mund të vendosë për cështjet mbi të cilat nuk ka dëshmi dhe në procesverbal nuk thuhet nëse ka pasur akte gjenocidale në vende të tjera, por bëhet fjalë vetëm për tri fshatrat shqiptare. Dhe në këtë formë ju duhet ta kuptoni vendimin e Gjykatës Supreme, meqë ajo mund të japë vendime vetëm për cështjet mbi të cilat ka dëshmi.

RFE
Por, në këtë vendim, këto tri fshatra nuk vecohen…

HARTMAN
Unë e kuptoj se ato nuk janë vecuar në atë kontekst gjuhësor. Por, kjo ka ndodhur ndoshta për faktin se gjykatësi në Gjykatën Supreme e ka ditur mirë se me ligj duhet të bëjë atë që duhet bërë. Me ligj një gjykatë nuk mund të miratojë aktvendime, nëse për të nuk ka dëshmi. Ndoshta ka pasur e ndoshta jo gjenocid në Mitrovicë, Prizren apo në Prishtinë, por për ta vërtetuar këtë gjykata duhet t’i shqyrtojë dëshmitë dhe për dicka të këtilla nuk ka pasur dëshmi. Prandaj, unë po ju pyes, si mundet Gjykata Supreme të vërtetojë se nuk ka pasur fare gjenocid më 1999, nëse nuk ka pasur asnjë dëshmi për këtë. Thjesht, Gjykata Supreme nuk e ka bërë një vërtetim të këtillë. Kur Gjykata shfrytëzon një gjuhë të përgjithshme, ajo është gjithmonë e kufizuar nga ligji, duke pasur përpara dëshmitë. Edhe nëse gjuha e përdorur në këtë rast tingëllon gjithëpërfshirëse, me ligj ajo duhet të jetë e kufizuar me dëshmitë që janë ekspozuar për tri fshatrat.

REL
Zoti Hartmann, cfarë dëshmish duhet të ekspozohen për një person që ai të shpallet fajtor për gjenocid?

HARTMAN
Fillimisht, ju duhen dy gjëra. Së pari duhet vërtetuar gjendjen mentale, që në Evropë njihet me termin “dolas spesialis”, të personit që akuzohet për akte gjenocidale. Ky person pra për qëllim duhet të ketë eliminimin apo shkatërrimin e tërësishëm apo të pjesërishëm të një grupi njerëzish. Së dyti, ky person duhet të bëjë ndonjë vepër që do të ndihmonte realizimin e qëllimit të tij. Në këtë kuadër, zyrtarë të Gjykatës Ndërkombëtare për Krime Lufte gjthashtu kanë pohuar se për aktakuzë të këtillë, veprat penale duhet të jenë më të mëdha. Për shembull, Gjykata Ndërkombëtare për Krime Lufte në rastin Kërstiq, që ka të bëjë me Srebërnicën, akuzon atë për vrasjën e 8 mijë mashkujve që moshës së luftës, sikur që thotë vetë gjykata. Ky rast është cilësuar si gjenocid dhe zoti Kësrtiq thuhet se ka pasur qëllime gjenocidale. Ju tash mund të thoni se nuk është e domosdoshme që të vriten 1 mijë njerëz, por fjala “substanciale” përdoret në shumë aktvendime të gjykatave, e madje edhe në Gjykatën Ndërkombëtare për Krime Lufte. Pra, duhet të jetë kombinim i të dy cështjeve, dmth, gjendja mentale e një personi të akuzuar dhe veprimet e tij. Këtë gjë ne nuk e kemi pasur në rastin Vuckoviq, i cili akuzohet për vrasjen e 2 njerëzve nga 6 apo 7 të tjerë po ashtu të vrarë. Madje, trupi gjykues, shumica e të cilit përbëhej nga shqiptarët, ka pohuar se asnjëri prej viktimave nuk është vrare nga i akuzuari Vuckoviq dhe në vend të kësaj, për shkaqe të panjohura, e ka shpallur atë fajtor për gjenocid. Këtë cështje e ka shqyrtuar Gjykata Supreme e Kosovës. Këtu kemi të bëjmë me tri fshatra, ku asnjë vrasje dhe vdekje nuk i atribuohet zotit Vuckoviq dhe të në të njejtën kohë, ai shpallet fajtor për gjenocid.

RFE
Në bazë të rasteve që keni marrë në shqyrtim, a mendoni se gjenocidi është zbatur diku në Kosovë?

HARTMAN
Unë nuk mund t’i përgjigjem kësaj pyetjeje dhe arsyeja për këtë qëndron në faktin se nuk dua të komentoj rastet që janë duke u shqyrtuar. Unë mund t’i komentoj vetëm rastet që tashmë kanë dalë në shqyrtim në ndonjërën prej gjykatave. Duhet të kuptoni se ka shumë rastë që vazhdojnë të hetohen nga policia dhe nuk i janë dorëzuar gjykatave. Së këndejmi, duke i kufizuar komentimet e mia vetëm në ato raste që tashmë kanë dalë përpara gjyqit, mund të them se ekzistimi i një rasti gjenocidal ende nuk është dëshmuar.

RFE
Përgjithësisht, zoti Hartmann, a jeni i kënaqur me gjyqësinë kosovare?

HARTMAN
Përjgithësisht, më duhet të them se gjithmonë ka hapësirë për përmirësime në sistemin juridik, përfshirë këtu edhe atë që kemi në Kosovë. Kemi shumë probleme. Cështja e parë në këtë drejtim është se nuk duhet të kemi një sistem njëkombësh të gjyqësisë, sic e kemi këtu në Kosovë, i cili është pothuajse tërësisht i përbërë nga shqiptarët. Përjashtim bëjnë vetëm dy gjykata komunale dhe kjo duhet të ndryshohet, nëse duam të kemi një sistem të qëndrueshëm në Kosovë. Unë dhe shumë zyrtarë të tjerë të Kombeve të Bashkuara ftoj kolegët e mi serbë, turqë dhe të tjerë që t’i bashkohen gjyqësisë. Problemi i dytë ndërkaq është përmirësimet që duhet të bëhen në ligjin e procedurës penale, të cilat me sa e di unë aktualisht janë duke u përgatitur dhe shpresoj se do të hyjnë në fuqi në këtë fundvit, pasi të jenë shqyrtuar nga Këshilli i Evropës. Kjo mbase do të rezultojë në hartimin e ligji të mirëfilltë, që do të përqëndrohej në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe do të ishte efektiv për ta zbatuar drejtësinë. Kjo është ajo që na duhet.
XS
SM
MD
LG