Ndërlidhjet

SHKUP


Autoritetet maqedonase kanë deklaruar se janë kundër zgjatjes së operacionit të NATO-s i cili përfundon më 27 shtator. Zëdhënësi i qeverisë citohet të ketë thënë se shpresojnë që NATO-ja të mbajë premtimet e dhëna. Më tej Antonio Milloshoski tha se, "autoritet maqedonase nuk janë kundër një pranie ushtarake të NATO-s nën mandatin e Kombeve të Bashkuara, me kusht që ajo të “vigjëlojë përgjatë kufijve me Kosovën dhe Shqipërinë". Zëdhënësi i Shkupit zyrtar tha se beson që kjo forcë do të parandalojë veprimtarinë e atyre që, siç u shpreh ai, “kërkojnë ndryshimin e kufijve” ndërsa deklaroi se forcat maqedonase të sigurisë ishin të afta të garantonin sigurinë e vëzhguesve të OSBE-së.
XS
SM
MD
LG