Ndërlidhjet

BRUKSEL


I dërguari special i Bashkimit Europian, Francois Leotard, do të dorëzojë detyrën në një të ardhme të afërt. Zëdhënësja e shefit për politikë të jashtme dhe siguri të Bashkimit Europian, ka konfirmuar se Leotard e ka informuar Javier Solanën përmes një letre. Burime diplomatike europiane vënë theksin në faktin se tërheqja e Francois Leotard është e përkohshme. Ministrat e BE-së u pajtuan fundjavën e shkuar se angazhimi i bashkësisë në Maqedoni do të vazhdojë dhe me këtë rast do të emërohet një përfaqësues i përhershëm në Shkup.
XS
SM
MD
LG