Ndërlidhjet

MJEKËS


Sipas një programi të sponsorizuar nga qeveria kanadeze, qeveria e Shqipërisë do të asgjësojë më tepër se 1.6 milion mina rezervë në depot e ushtrisë – njoftojnë zyrtarë vendorë. Ministri i mbrojtjes i Shqipërisë, Pandeli Majko tha se iniciativa është domethënëse tani që, siç u shpreh ai, “NATO-ja po përpiqet të krijojë një sistem të ri sigurie në rajon”. Ai dhe homologu i tij kanadez, Art Eggleton, shënuan formalisht sot fillimin e programit në fshatin Mjekës të Elbasanit.
XS
SM
MD
LG