Ndërlidhjet

HAGË


Ka nisur në Gjykatën e Kombeve të Bashkuara për ish-Jugosllavinë me bazë në Hagë, gjykimi i shtatë personave të paditur për krime lufte, por vetë të akuzuarit kanë thënë se janë të pafajshëm.
Mbi komandantët kroatë të Bosnjes, Mlladen Naletiliç dhe Vinko Martinoviç rëndojnë akuzat për burgosje dhe torturim të mijëra boshnjakëve në vitet ‘93 dhe ’94 në rajonet e Mostarit dhe Bosnjes jug-lindore. Mitar Vasiljeviç, një ushtarak serb i Bosnjes është akuzuar për përfshirje në vrasje sistematike të bosnjakëve në Bosnjen Lindore ndërmjet viteve ‘92-’94, kurse serbët Bllagoje Simiç, Milan Simiç, Mirosllav Tadiç dhe Simo Zariç, përballen me akuzat për planifikim dhe drejtimin e një fushate anti-boshnjake në Bosnjen veriore, gjatë vitit 1992.
XS
SM
MD
LG