Ndërlidhjet

UASHINGTON


Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë të bindura nëse NATO-ja do duhej të shtynte misionin e saj për grumbullimin e armëve në Maqedoni, përtej datës 26 shtator. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Philip Reeker, tha se Amerika do të parapëlqente që një focë e udhëhequr nga europianët dhe jo NATO-ja të mbeteshin në Ballkan për të mbrojtur vëzhguesit ndërkombëtarë dhe për të mbikqyrë zbatimin e marrëveshjes së paqes në vend. Philip Reeker vuri në pah se trupat e vendeve të Bashimit Europian, janë angazhuar në masë të gjerë në operacionin aktual të NATO-s, “Essential Harvest”.
XS
SM
MD
LG