Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Agjensitë amerikane të fluturimit konfirmojnë rrëmbimin e të paktën katër aeroplanëve dhe vdekjen e 266 pasagjerëve që ata bartnin në bord, gjatë sulmeve të sotme terroriste në Shtetet e Bashkuara. “American Airlines” pohon humbjen e dy aeroplanëve të saj me pasagjerë. I pari që udhëtonte nga Bostoni në Los Angelos, transportonte 92 njerëz dhe u përplas në ndërtesën e Qendrës Botërore të Tregtisë. I dyti, që përshkonte linjën Uashington-Los Angelos, me 64 pasagjerë, shpërtheu në afërsi të Pentagonit. Gjithashtu “United Airelines” raporton se i janë rrëmbyer dy aeroplanë, një Boeing 757, i linjës New Jersey-Boston që shpërtheu në afërsi të Pitsburgut në Pensilvania ndërsa aeroplani tjetër i kësaj agjensie mendohet të ketë qenë avioni i dytë i përplasur në godinën e Qendrës Botërore të Tregtisë.
XS
SM
MD
LG