Ndërlidhjet

logo-print

KABUL/GAZA


Ministri i jashtëm i regjimit Taliban të Afganistanit ka thënë sot se Osama bin Laden nuk mund të jetë përgjegjës për valën e sulmeve terroriste ndaj Shteteve të Bashkuara. Wakil Ahmed Mutawakil u shpreh se sulmet mbi Shtetet e Bashkuara nuk janë vepër e njerëzve të zakonshëm por e një fuqie të madhe. Më tej ai tha se Talibani dënon sulmet. Ka mohuar përgjegjësinë për sulmet edhe udhëheqësi shpirtëror i grupit militant islamik Hamas. Sheiku Ahmed Yassin tha se shesh beteje për ta janë territoret e pushtuara palestineze.
XS
SM
MD
LG