Ndërlidhjet

KABUL


Paqartësitë rrethojnë fatin e liderit të aleancës anti-taleban të Afganistanit, Ahmad Shah Masood. Burime të shërbimeve amerikane dhe ruse të zbulimit pohojnë se kanë arsye të forta të besojnë se Masood ka vdekur nga plagët, pas atentatit me bomba në shtabin e tij në Afganistanin verior. Por shtypi afganas që botohet në Pakistan, citon burime të mirë-informuara pranë opozitës, siç i cilëson ajo, të kenë thënë se Ahmad Masood është gjallë dhe se gjendja e tij shëndetësore është e qëndrueshme. Sulmin me bomba të së dielës, gjatë të cilit u dëmtua rëndë lideri anti-taleban i Afganistanit, u realizua nga dy atentatorë të cilët qenë prezantuar si gazetarë.
XS
SM
MD
LG