Ndërlidhjet

Gjenevë


I dërguari i Kombeve të Bashkuara për Afganistan ka thënë se ka urdhëruar tërheqjen e përkohshme të misionit të Kombeve të Bashkuara nga ky shtet për shkak të frikës nga sulmet eventuale të Shteteve të Bashkuara si kundërpërgjegjje për sulmet në Amerikë, bën të ditur agjencia Reuters.

Francesk Vendrell poashtu ka përsëritur ftesën e tij drejtuar talibanëve për ekstradimin e disidentit saudit, Osama Bin Laden, që strehohet në Afganistan dhe që kërkohet nga Shtetet e Bashkuara në lidhje me sulmet në ambasadat amerikane në Afrikë në vititn 1998.
XS
SM
MD
LG