Ndërlidhjet

BERLIN


Shërbimet sekrete të Gjermanisë, të Britanisë, të Francës dhe të Izraelit kanë thënë se sulmet terroriste kundër Shteteve të Bashkuara kanë lidhshmëri me ekstremistin Osama Bin Laden, me prejardhje saudite, ka thënë një zëdhënës i kancelarit gjerman, Gerhard Schroeder.
Shërbimet sekrete kanë zbuluar se “zgjedhja e caqeve, qasja ushtarake, motivet e qarta, përgatitja profesionale, burimet financiare dhe përsëritja e sulmeve, paraqesin indikacione se fajtori është në grupin e Osama Bin Ladenit” – ka thënë zyrtari gjerman, Frank-Walter Steinmeier.
XS
SM
MD
LG