Ndërlidhjet

PRISHTINË


Dhjetëra mijëra njerëz ishin tubuar në një demonstratë kundër terrorit, në shenjë të nderimit të viktimave të vrara nga sulmi terrorist në Shtetet e Bashkuara.
Në një tubim të qetë, qytetarët bartnin flamuj amerikanë dhe mbishkrime me porosinë “Amerikë, jemi me ju”.
Tubime të tilla janë mbajtur në gjithë Kosovën, ka thënë zëdhënësi i Unmikut, Andrea Angeli.
John Menzis, shef i zyrës amerikane në Prishtinë, ka falënderuar kosovarët për këto mesazhe të bashkë-ndjenjës së pikëllimit.
XS
SM
MD
LG