Ndërlidhjet

UASHINGTON


Pothuaj 50 është numri i personave që dyshohet të jenë përfshirë në operacionet e mirë-financuara të rrëmbimit të aeroplanëve civilë dhe kryerjes së akteve terroriste në Nju Jork dhe Uashington. Sipas të dhënave të zyrës federale të hetimeve FBI, hetimet janë shtrirë edhe në Kanada e Evropë. Të dhënat e fundit të FBI-së të cituara nga agjensia Associeted Press supozojnë se celulat e grupeve terroriste mund të kenë lidhje me vende si Arabia Saudite dhe Egjipti ndërsa në to ka shumë gjasa të jetë përzier Osama bin Laden. Drejtori i FBI-së, Robert Mueller përgënjeshtroi zërat për arrestime, por pohoi se disa njerëz janë ndaluar për t’u pyetur rreth statusit të tyre të migrimit.
XS
SM
MD
LG