Ndërlidhjet

UASHINGTON


Sekretari i Transportit i Shteteve të Bashkuara, Norman Mineta, ka urdhëruar rihapjen e hapësirës ajrore kombëtare për aviacionin komercial dhe privat pas orës pesë pasdite, por ka kërkuar që të zbatohen kritere të larta sigurie në të gjitha nivelet. Ndërkaq do të hapet plotësisht sot edhe Pentagoni. Funksionarët njoftojnë se punonjësit që kishin zyrat në zonën e dëmtuar do të zhvendosen përkohësisht në ambiente të tjera të ndërtesës.
XS
SM
MD
LG