Ndërlidhjet

UASHINGTON


Departamenti i Shtetit paralajmëron të gjithë shtetasit amerikanë, të cilët jetojnë apo udhëtojnë në vende të huaja, të tregohen të kujdeshëm. Në mënyrë të veçantë, Shtetet e Bashkuara këshillojnë qytetarët e tyre, të tregohen të vëmendshem ndaj pakove të dyshimta, të përpiqen të mos bien në sy dhe të mbajnë vazhdimisht nën kontroll sigurinë e makinave të tyre. Departamenti i Shtetit bën të ditur se vazhdojnë shqetësimet rreth informacioneve sipas të cilave grupe ekstremiste të lidhura me disidentin saudit Osama bin Laden, mund të ndërmarrin akte terroriste kundër amerikanëve.
XS
SM
MD
LG