Ndërlidhjet

logo-print

TIRANË


E premtja do të jetë ditë zie edhe në Shqipëri. Qeveria ka urdhëruar që në mesditë të mbahen tre minuta heshtje për të gjithë viktimat e sulmeve terroriste në Shtetet e Bashkuara ndërsa në të gjitha institucionet shetërore flamurët do të ngrihen në gjysmë shtizë. Aktivitetet kulturore dhe sportive do të pezullohen kurse një demonstrim paqësor në shenjë solidariteti do të mbahet në sheshin e kryeqytetit. Po ashtu nesër, në ministrinë e mbrojtjes në Tiranë, autoritetet më të larta të vendit dhe ushtarakët amerikanë të cilët ndodhen në Shqipëri do të mbajnë një ceremoni të posaçme nderimi.
XS
SM
MD
LG