Ndërlidhjet

logo-print

"DO T'I PRIJMË BOTËS DREJT FITORES"


George W. Bush, president i SHBA-ve

Duke folur për sulmet e llahtarshme terroriste kundër Shteteve të Bashkuara, presidenti amerikan George W. Bush ka thënë:
“Askush nuk duhet të hamendet: vendosmëria e ime është e paluhatshme dhe e fuqishme. Kemi të bëjmë me një lloj lufte të re. Qeveria e ynë do të ftoj qeveritë tjera të na bashkohen, ta bëjnë të sigurt se këto akte dhe ata që i kanë bërë, por edhe ata që u ofrojnë strehim, janë përgjegjës për këto aksione”.
Presidenti i SHBA-ve, George W. Bush, në vazhdim ka konstatuar:
“Kombi i ynë duhet ta ketë parasysh se këtu janë mijëra arabo – amerikanë që jetojnë në New York. Ne duhet të kemi parasysh se ndërsa kërkojmë të fitojmë këtë luftë, ne duhet të trajtojmë arabo – amerikanët dhe myslimanët me gjithë rrespektin që e meritojnë”.
Me këtë rast presidenti George W. Bush ka konkluduar:
“Tash kur na është shpallur luftë, ne do t’i prijmë botës drejt fitores. Drejt fitores”
Ndërkaq, sekretari shetëror amerikan, Kolin Pauell, ka deklaruar se Uashingtoni është duke lëvizur shpejt në drejtim të ndëshkimit të kujdoçoftë që është përgjegjës për sulmet terroriste në New York dhe Washington.
Duke folur në Stejt Departament, Kolin Powell, ka thënë se kjo do të bëhet në bashkëpunim me NATO-n.
Zoti Powell ka përsëritur synimin e presidentit George W. Bush për t’iu dhënë përgjegje jo vetëm atyre që janë përgjegjës për sulmet, por edhe atyre që strehojnë terroristët:
“Ne do të zbulojmë përgegjësit e këtyre akteve të kordinuara të terrorizmit dhe ata do të paguajnë për këtë”, ka thënë sekretari shetëror Kolin Powell.
Ai ka shtuar se Shtetet e Bashkuara janë duke punuar në drejtim të krijimit të një koalicioni kundër terrorizmit në gjithë botën. Zoti Powel ka thënë se zyrtarët e Stejt Departamentit kanë qenë në kontakt me zyrtarët e Pakistanit dhe Afganistanit fqinjë që besohet të jetë vedëstrehim për terroristin Osama Bin Laden. Pakistani është një nga tri vendet që njeh talibanët si qeveri legjitime të Afganistanit.
Në këtë kontekst sekretari shtetëror ka nënvizuar se Pakistanit i është bërë krejt e qart se pritet të bashkëpunoi në hetimin dhe zbulimin e përgjegjësve për sulmet e llahtarshme terroriste. Ai ka shtuar se pavarrësisht nga goditjet jeta në pjesën më të madhe të Amerikës i është këthyer normalitetit, për të konkluduar:
“Ne nuk do të jemi popull që frikësohet të jetoi. Ne jemi amerikanë dhe ne nuk do të lëvizim gjetiu të llahtarisur”.
Mbrëmë vonë në këtë temë është prononcuar edhe sekretari amerikan i Mbrojtjes Donald Ramsfeld:
“Ne jemi duke shqyrtuar definimin për fushëbetejën e re në botë. Fushëbetejën e shekullit 21, që është një formë tjetër e konfliktit”.
Sulmet terroriste ndaj Shteteve të Bashkuara kanë shtyer NATO që mbrëmë të miratoi një vendim që si i tillë është i parë në historikun e Aleances. Ate e ka komentuar sekretari i përgjithshëm, Xhorgj Robertson:
“Këshilli i NATO-s është dakorduar, që nëse do të konstatohet se këto sulme kanë qenë të drejtuara nga jasht kundër Shteteve të Bashkuara, ato do të konsiderohen në bazë të dispozitës 5 të Aleancës, e cila thekson se një sulm i armatosur ndaj një ose disa aleatëve në Evropë ose Amerikën Veriore, është sulm ndaj gjithë NATO-s”.


XS
SM
MD
LG