Ndërlidhjet

UASHINGTON


Sekretari amerikan i Shtetit, Colin Powell, ka identifikuar Osama bin Ladenin si të dyshuarin kryesor për sulmet terroriste në Qendrën Botërore të Tregtisë dhe Pentagon. Zoti Powell ka thënë se do t’i paraqesë presidentit të Pakistanit, Pervez Musharaf, një “listë gjërash specifike që do të ishin të vlefshme pët ta, me qëllim që të punojnë me Shtetet e Bashkuara”, siç tha ai. Colin Powell e cilësoi Pakistanin, mik të Shteteve të Bashkuara por pohoi ulje-ngritjet në marrëdhëniet me këtë shtet aziatik. Pakistani është vend fqinj me Afganistanin dhe një ndër tre shtetet që ka pranuar regjimin Taliban të Kabulit, i cili strehon disidentin saudit, Osama bin Laden. Në pyetjen se përse Sadam Husein nuk ka dënuar aktet terroriste kundër Shteteve të Bashkuara, Sekretari amerikan i Shtetit, në konferencën e sotme për shtyp, u përgjigj: “Nuk jam i befasuar. Ai është një nga kryesuesit e terrorizmit në Tokë”.
XS
SM
MD
LG