Ndërlidhjet

BRUKSEL


NATO ka rënë dakort të forcojë bashkëpunimin me Rusinë për të shmangur skenarët e ardhshëm të mundshëm që nuk do të përjashtonin përdorimin e teknologjisë balistike dhe armëve biologjike e kimike. Më herët gjatë ditës, zyrtarë të NATO-s dhe Rusisë, deklaruan pas një takimi special në Bruksel, se NATO dhe Rusia janë të bashkuara për të ndërshkuar përgjegjësit e asaj çka ata e cilësuan “akt çnjerëzor”, duke iu referuar sulmit terrorist ndaj Shteteve të Bashkuara. Dje NATO-ja konsideroi nenin 5 të traktatit themelues të saj, sipas të cilit, çdo sulm kundër një shteti anëtar konsiderohet sulm kundër NATO-s. Këshilli drejtues i NATO-s tha se i rezervon vetes të drejtën që të angazhohet për të ndihmuar Uashingtonin.
XS
SM
MD
LG