Ndërlidhjet

PRAGË


Në objektet fetare, shkollat, tregtizat, zyrat dhe rrugët e pothuaj të gjitha vendeve europiane sot janë mbajtur tre minuta heshtje, në kujtim të viktimave të sulmeve terroriste të 11 shtatorit kundër Shteteve të Bashkuara. Radiot dhe televizionet kanë ndërprerë programet e rregullta për të transmetuar ceremonitë e përshpirtshme fetare në ekranet e tyre, ndërsa këmbanat e kishave kanë kumbuar sot në kryeqytetet europiane. Në Londër, mbretëresha Elizabeth dhe kryeministri Tony Blair morën pjesë në një shërbesë të veçantë, së cilës ju bashkuan mijëra qytetarë. Në Irlanë qeveria urdhëroi mbylljen e shumicës së zyrave dhe bizneseve përgjatë gjithë ditës. Ditë zie ka pasur në Kosovë dhe Shqipëri, ku dhjetra mijëra banorë kanë ndezur qirinj dhe kanë mbajtur tre minuta heshtje në mesditë, ndërsa në Tiranë flamujt kombëtarë u ulën në gjysmë shtizë.
XS
SM
MD
LG