Ndërlidhjet

UASHINGTON


Shtetet e Bashkuara po konsiderojnë me shumë seriozitet opsionin e luftës – raporton agjensia Asoshiejted Press. Zyrtarë të lartë amerikanë kanë deklaruar se kjo do të jetë betejë ndaj çdo individi, shteti apo organizate që mbështet terrorizmin. Presidenti Bush, pohoi sërish sot në mëngjes se sulmet terroriste në Qendrën Botërore të Tregtisë dhe Pentagon, janë akte lufte. “Tani që lufta është deklaruar, ne do të udhëheqim botën drejt fitores” – ka thënë George Bush. Zëvendës-Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Paul Wolfowiz tha mbrëmë se shpagimet kundër akteve terroriste do të vazhdojnë deri në çrrënjosjen e terrorizmit, ndërsa shefi i operacioneve detare, admirali Vern Clark, nënvizoi se flota amerikane ka tanimë në Paqësor dy aeroplan-mbajtës me nga 75 avionë sulmues secili.
XS
SM
MD
LG