Ndërlidhjet

MOSKË


Ministri i jashtëm i Rusisë, Igor Ivanov, ka sinjalizuar se fushata ndëshkimore e Shteteve të Bashkuara, pas sulmeve vrastare në Nju Jork dhe Uashington, mund të mos jetë zgjidhje për kërcënimin afat-gjatë që vjen nga terrorizmi ndërkombëtar. Në një intervistë për televizionin CNN, Igor Ivanov tha se Rusia beson që bota duhet të japë një “përgjigje të njëkohshme” dhe shprehu gadishmërinë e presidentit Vladimir Putin për të afruar gjithë ndihmën e nevojshme në këtë drejtim. Por ministri rus i mbrojtjes, Sergei Ivanov, deklaroi sot se nuk sheh arsye përse territoret e ish-shteteve Sovjetike të Azisë Qendrore të përdoren si pista nisje për aksionet ajrorë luftarake të aleancës së NATO-s, kundër regjimit taliban të Afganistanit.
XS
SM
MD
LG