Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Sekretari amerikan i Shtetit, Colin Powell i ka ofruar ngushëllime familjeve dhe qeverive të mijëra të huajve, të cilët vlerësohet të jenë mes viktimave në atentatet terroriste të së martës në Amerikë. Powell tha se Shtetet e Bashkuara u shprehin dhimbjen dhe simpatinë e thellë kombeve të huaja dhe familjarëve të atyre që humbën jetë të çmuara në sulme. Australia, Britania, Japonia, Meksika dhe Korea e Jugut janë mes shteteve që kanë konfirmuar apo kanë reportuar njerëz të humbur e të cilët besohet të kenë qenë në aeroplanët e rrëmbyer ose në qendrat e sulmeve terroriste në Nju Jork dhe Uashington.
XS
SM
MD
LG