Ndërlidhjet

logo-print

ISLAMABAD


Agjensitë perëndimore të lajmeve raportojnë se herët në mëngjes, ushtria pakistaneze mbylli aeroportin ndërkombëtar në kryeqytet për rreth 2 orë e gjysmë për qëllime ushtarake. Mbyllja e aeroportit nuk është konfirmuar zyrtarisht. Një funksionar në ministrinë e brendshme tha për agjensinë Reuters se Pakistani ka forcuar kontrollin e vijës kufitare dhe kalimet e njerëzve por nuk i ka mbyllur pikë-kalimet kufitare me Afganistanin. Pakistani është vend fqinj me Afganistanin që besohet se strehon Osama bin Ladenin, njërin ndër të dyshuarit kryesorë për sulmet terroriste kundër Shteteve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG