Ndërlidhjet

SHKUP


Lordi George Robertson ka bërë thirrje nga Shkupi për tolerancë dhe nxiti autoritetet e atjeshme të përshpejtojnë debatin për miratimin në parim të reformave kushtetuese. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s tha se Maqedonia duhet të heqë dorë nga intoleranca që e krodhi Ballkanin në një dekadë luftrash të përgjakshme. Më tej lordi Robertson u shpreh se sulmi mbi Nju Jork dhe Uashington, ishin jo vetëm sulme mbi Shtetet e Bashkuara por mbi të gjithë shoqëritë e hapura dhe vlerat e tyre, të tilla si demokracia dhe pluralizmi etnik e fetar. George Robertson shprehu bindjen se operacioni i NATO-s për grumbullimin e armëve nga guerrilasit shqiptarë ka rritur shpresat për një paqe të qëndrueshme në ish-Republikën
XS
SM
MD
LG