Ndërlidhjet

UASHINGTON


Në katedralen kombëtare të Uashingtonit, sonte është mbajtur Dita e Lutjeve dhe Përkujtimit Kombëtar në të cilën, presidenti George Bush, tha se Shtetet e Bashkuara kanë përgjegjësinë historike t’i përgjigjen krimit dhe të çrrënjosin terrorizmin. George Bush ka përsëritur se kundër Amerikës, por edhe kundër lirisë e demokracisë ka filluar luftë e pamëshirshme, e cila do të marrë kundër-përgjigje të vendosur. Në të njëjtën ceremoni, ishin të pranishëm edhe ish-presidentët Bill Clinton, George Bush (i jati), Jimmy Carter dhe Gerald Ford. Merrnin pjesë anëtarë të Kongresit, kabinetit dhe klerikë të krishterë, myslimanë dhe hebrej.
XS
SM
MD
LG