Ndërlidhjet

PRAGË


Në objektet fetare, shkollat, tregtizat, zyrat dhe rrugët e pothuaj të gjitha vendeve europiane sot janë mbajtur tre minuta heshtje, në kujtim të viktimave të sulmeve terroriste të 11 shtatorit kundër Shteteve të Bashkuara. Në Londër, mbretëresha Elizabeth dhe kryeministri Tony Blair morën pjesë në një shërbesë të veçantë, së cilës ju bashkuan mijëra qytetarë. Në Irlanë qeveria urdhëroi mbylljen e shumicës së zyrave dhe bizneseve përgjatë gjithë ditës. Ditë zie ka pasur në Kosovë dhe Shqipëri, ku dhjetra mijëra banorë kanë ndezur qirinj dhe kanë mbajtur tre minuta heshtje në mesditë, ndërsa në Tiranë flamujt kombëtarë u ulën në gjysmë shtizë.
XS
SM
MD
LG