Ndërlidhjet

UASHINGTON


Shtetet e Bashkuara po konsiderojnë me shumë seriozitet opsionin e luftës – raporton agjensia Asoshiejted Press. Zyrtarë të lartë amerikanë kanë deklaruar se kjo do të jetë betejë ndaj çdo individi, shteti apo organizate që mbështet terrorizmin. Zëvendës-Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Paul Wolfowiz, tha mbrëmë se shpagimet kundër akteve terroriste do të vazhdojnë deri në çrrënjosjen e tyre, ndërsa shefi i operacioneve detare, admirali Vern Clark, nënvizoi se flota amerikane ka tanimë në Paqësor dy aeroplan-mbajtës me nga 75 avionë sulmues secili.
XS
SM
MD
LG