Ndërlidhjet

MOSKË


Ministri i jashtëm i Rusisë, Igor Ivanov, ka sinjalizuar sot se fushata ndëshkimore e Shteteve të Bashkuara, pas sulmeve vrastare në Nju Jork dhe Uashington, mund të mos jetë zgjidhje për kërcënimin afat-gjatë që vjen nga terrorizmi ndërkombëtar. Ministri rus i mbrojtjes, Sergei Ivanov, deklaroi se nuk sheh arsye përse duhet që territoret e ish-shteteve Sovjetike të Azisë Qendrore të përdoren si pista nisje për aksionet ajrore luftarake të aleancës së NATO-s, kundër regjimit taliban të Afganistanit.
XS
SM
MD
LG