Ndërlidhjet

Nju Jork


Derisa qyteti po bën përpjekje për t’ju kthyer normalitetit (janë hapur shumë biznese, ka më shumë njerëz nëpër rrugë), mijëra persona, posa muzgu kishte rënë, kishin ndezur qirinjë në gjithë qytetin dhe në lagjet e afërta.

Komisionari i policisë, Bernard Kerik ka thënë se numri i personave të zhdukur është 4717. Ai tha se është konfirmuar vdekja e 124 personave, prej të cilëve 59 janë identifikuar.

Prefekti i Nju Jorkut, Rudolph Giuliani ka thënë se “për të parën herë pas sulmit terrorist, qyteti do të hapë rrugët që çojnë për në Wall Street, në mënëyrë që biznesmenët të përgatiten për hapjen e zyrave dhe të objekteve të tjera financiare për të Hënën.
XS
SM
MD
LG