Ndërlidhjet

logo-print

Beograd


Në varrezën masive në Bajina Bashta në Serbinë përëndimore, hetuesit kanë zhvarrosur 48 kufoma, që supozohet se janë të shqiptarëve të vrarë të Kosovës.

Zhvarrosja u mbikëqyr nga ekspertët e Tribunalit të Hagës për krime lufte, nga përfaqësuesit e OSBE-së, nga Komisioni ndërkombëtar për persona të zhdukur dhe nga Fondi për të Drejtën Humanitare, organizatë joqeveritare me seli në Beograd.

Agjencitë shkruajnë se këto janë kufomat e shqiptarëve të Kosovës, të vrara nga ish regjimi i Sllobodan Millosheviqit, gjatë fushatës së tij të përgjakshme dyvjeçare në Kosovë.
XS
SM
MD
LG