Ndërlidhjet

Vienë


Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë është në procesin e zgjërimit të pranisë së saj në Maqedoni, deklaroi kryesuesi i radhës, Mircea Geona, ministër i jashtëm rumun, pas vizitës që i bëri dje Shkupit.

“Qëllimi i takimit tim me kryetarin Boris Trajkovski dhe me sekretarin e përgjithshëm të Natos, George Robertson ishte që të harmonizojmë përpjekjet e qeverisë së Maqedonisë dhe të organizatave të involvuara ndërkombëtare, për krijimin e kushteve të domosdoshme për kthimin e normalitetit në këtë vend” – tha Mircea Geona.

Misioni aktual i Natos në ish republikën jugosllave të Maqedonisë për mbledhjen e armëve, që pjesëtarët e gueriljes shqiptare i dorëzojnë vullnetarisht, do të përfundoj më 26 të këtij muaji. Kjo tregon se stabiliteti i Maqedonisë do të varet nga organizatat e tjera, përfshirë këtu edhe Organizatën për siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.
XS
SM
MD
LG