Ndërlidhjet

Jerusalem


Forcat izraelite kanë hapur zjarr nga ajri dhe nga toka kundër tri caqeve të ndara të sigurimit palestinez në Rripin e Gazës, duke plagosur 12 palestinezë dhe duke dëmtuar ndërtesa, kanë thënë dëshmitarë dhe zyrtarë.

Lideri palestinez, Yasser Arafat ka thënë se këto goditje izraelite kanë për qëllim për të sabotuar takimin e paraparë për të dielën ndërmjet Arafatit e Shimon Peresit, ministër izraelit i punëve të jashtme.

Kryeministri Ariel Sharon ka insistuar që “Arafati së pari duhet të ndërmarrë aksion kundër militantëve”.

Tash për tash, takimi Arafat – Peres është shtyrë.
XS
SM
MD
LG