Ndërlidhjet

BUSH:"NËN LOTËT TANË ËSHTË VENDOSMËRIA E FUQISHME E AMERIKËS PËR TË FITUAR KËTË LUFTË"


GEORGE W. BUSH, president i SHBA-ve


Ne do të gjejmë ata që kanë bërë sulmet terroriste në New York dhe Washington. Ne do t’i nxjerrim ata nga vrimat e tyre dhe do t’i sjellim para drejtësisë.
S’bën të mashtroheni: nën lotët tanë është vendosmëria e fuqishme e Amerikës për të fituar këtë luftë. Dhe ne do ta fitojmë ate. Ata që bëjnë luftë kundër Shteteve të Bashkuara kanë zgjedhur shkatërrimin e vetes.
Fitorja kundër terrorizmit nuk do të realizohet me një betejë të vetme, por me vargun e aksioneve vendimtare kundër organizatave terroriste dhe atyre që i mbështesin dhe strehojnë ata.
Ne jemi duke planifikuar fushatë të gjërë për të krijuar siguri për vendin tonë dhe për të çrrënjosur djallin e terrorizmit. Amerikanët e të gjitha besimeve dhe prejardhjeve janë të zotuar për të realizuar këtë qëllim.
Ne do t’ju lusim të keni durim për konfliktin që nuk do të jetë i shkurtër.
Do t’ju lusim për vendosmëri në konfliktin që nuk do të jetë i lehtë.
Do t’ju lusim të keni forcë, sepse rruga deri në fitore ndoshta do të jetë e gjatë.
Tragjedi e madhe ka goditur vendin tonë dhe ne ate jemi duke e pëballuar me vetitë tona më të mira - me guxim dhe brengosje për të tjerët, sepse pikërisht kjo është Amerika.
Pikërisht këta jemi ne. Dhe pikërisht këtë - armiqët e kanë urryer dhe e kanë sulmuar. Dhe pikërisht për këtë ne do të fitojmë.
XS
SM
MD
LG